U plagos gjatë ekzekutimit të shqiptarit në Greqi, kamerierja do të jetojë gjithë jetën me plumb në trup

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2021, 17:31

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Athinën, teksa nga disa të shtëna me armë mbeti i vrarë shqiptari Edmond Llangozi, 53 vjeç, ndërsa të plagosur mbetën 3 të tjerë, djemtë e të ndjerit dhe kamerierja e lokalit. Pas hetimeve u mësua se autori i sulmit është një person i identifikuar si “Soni i Lezhës”, i cili i qëlloi pa mëshirë dhe kjo për 600 euro të marra borxh.

Ngjarja e rëndë ndodhi konkretisht në Agios Sostis, teksa veç viktimës u plagosën dhe dy djemtë e rij. Gjithashtu e plagosur mbeti edhe kamerierja e lokalit e identifikuar si Xhorxhina Kaso, e cila mori një plumb në vithe. Ajo që bëhet me dije është se 18-vjeçarja do të detyrohet të jetojë pjesën tjetër të jetës së saj me plumbin në këmbë, pasi plumbi që ka marrë në vithen e majtë, nuk u jep hapësirë mjekëve për ta nxjerrë nga trupi. Ekziston mundësia e heqjes së plumbit, mirëpo mjekët e shohin si një proces që do të sjellë një rezultat fatal për jetën e vajzës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit