Aeroplani me një milion doza ‘zbarkon’ në Serbi, Vuçiç i pari që pranon vaksinën kineze “Sinopharm”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2021, 16:41

Një aeroplan me rreth një milion doza të vaksinave të kompanisë kineze "Sinopharm" ka ‘zbarkuar’ gjatë ditës së sotme në Serbi. Vaksinat u mirëpritën nga Presidenti Aleksandar Vuçiç në aeroportin e Beogradit, teksa ky vend bëhet shteti i parë evropian që pranon vaksinën kineze. Ndërkohë Vuçiç u shpreh se ardhja e vaksinës kineze është një provë e miqësisë së madhe midis Serbisë dhe Kinës. I shoqëruar nga ambasadorja kineze në Beograd, Chen Bo, Vuçiq u shpreh se vaksinën do ta bënte dhe vetë.

Vuçiç deklaroi:

Dua ta falënderoj presidentin (e Kinës) Xi Jinping dhe udhëheqësin e Kinës për dërgimin e një milion dozave të vaksinës.

Ndër të tjera, Presidenti i Serbisë, tha se pas disa ditëve pritet që rregullatori i barnave në Serbi të miratojë për përdorin vaksinën e Sinopharm, duke lejuar që administrimi i kësaj vaksine të nisë brenda javës. Mësohet se në Serbi deri më tani janë vaksinuar mbi 20,000 qytetarë, teksa po përdoren vaksinat e krijuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, por edhe vaksinën ruse Sputnik-V. Ai shtoi se është e rëndësishme që Serbia të ketë një numër të madh të dozave të vaksinave, pasi është e nevojshme të vaksinohet kushdo në ushtri, polici, biznese, banka, shkolla etj. Gjithashtu Vuçiç tha se Serbia pritet të pranojë javën e ardhshme edhe 250,000 doza të vaksinës Sputnik-V, 20,000 doza të tjera të vaksinës së Pfizerit, si dhe në muajin qershor, do të sigurojë edhe doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca dhe të Modernas.

Burimi: rtv.rs/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit