Eris Aga është një tjetër djalë i cili është bërë pjesë e “Për’Puthen”, ndërsa shkaktoi shumë pëshpërima në studio për faktin se si zgjodhi të hyjë në program. Që në nisje, ai u pa që ishte shumë i kuruar, ndërsa u fut në studio me jakën e këmishës të ngritur, duke ekspozuar edhe një varëse të trashë. I pari që reagoi ishte analisti, Arjon Konomi i cili tha se djali i kujtonte vitin ’97. Por si duket kjo mënyrë e të hequrit si gangster, fitoi zemrën e Melisës e cila e ftoi në takim. Mirëpo takimi shkoi aq mirë saqë djali nisi t’u bindej urdhrave të Melisës.
Pjesë nga biseda
Melisa: Si shumë i egër po bëhesh, mbylle këmishën. (Djali bindet) Pse nuk bën poezi?
Eri: Nuk kam bërë kurrë. Por do të bëj për ty
Melisa: Ça do të bësh tjetër
Eri: Të shohim në të ardhmen
Melisa: Si reagon kur je me nerva
Eri: Shumë keq
Melisa: Edhe me femrën?
Eri: Jo, jo nuk bëhet fjalë
Melisa: Me ça merresh
Eri: Ditën fle, në darkë dal. Shoh biznesin kur zgjohem, më pas dal
Melisa: Me alkoolin dhe femrat je mirë ëëë?
Eri: Tani nuk merrem më, jam bërë djalë i mirë.