A ka ndonjë material ‘shkatërrues’ për gocat e tjera? Habit Arjoni, ‘thumbon’ me një shprehje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2021, 15:09

Arjon Luli është padyshim një nga personazhet që bëri bujë këto kohë, pas publikimit të fotos ku shihej në shtrat me Ana Lleshin. Veprimi e penalizoi djalin, ndërsa bashkë me të nga programi u largua edhe Ana.

Ndërkohë Arjon Luli është pyetur nga një ndjekës i tij në rrjet, nëse ka ende materiale të gocave të programit që t’ua shkatërrojë karrierën. Ai përmes një “Instastory” ka deklaruar se kjo gjë nuk është qëllimi i tij, ndërsa ka vendosur në pah edhe një shprehje thumbuese.

Ndjekësi:

A ke ndonjë foto ose video të atyre gocave ku mundesh të ua shkatërrosh karrierën si Anës?

Arjon Luli:

Lol qëllimi im nuk është ti shkatërroj njerëzve karrierën. Nuk dua me hap arkivat. Kam 36 minuta material që ndoshta as guide lines i “Instagram”-in nuk e pranon, por s’kam atë qëllim. Të kujtoj atë shprehjen: “Jeto dhe lëri të jetojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit