Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.01.2021, 14:52
Qeveria përpiqet që të krijojë iluzionin se në vend po punohet. Kanë qenë të shumta rastet dhe denoncimet e qytetarëve për punët e lëna përgjysëm apo të bëra pa cilësi dhe shkel e shko. I tillë është dhe një investim dhe rregullimi i një ure i bërë para pak ditësh nga Bashkia e Kukësit në fshatin Mgull. Ndërkohë një qytetar na shkruan se pas 6 ditësh, ura nuk është funksionale dhe e kalueshme. Për pasojë banorët e këtij fshati kanë mbetur të izoluar dhe nuk lidhen dot me pjesën tjetër të vendit. Sipas qytetarit, kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, u mjaftua vetëm të vinte disa dërrasa dhe të bënte ‘shfaqjen’ e radhës.
Mesazhi i qytetarit:
JOQ Mirdita. Duke ju pergezuar per punen tuaj te pa lodhshme ne informimin dhe trajtimin e halleve te popullit tone. Nese mundeni ngrejeni kete shqetsim. Banoret e Fshatit Mgull te Kukesit jan te izoluar per munges te ures qe lidh fshatin pjesne tjeter te vendit.Pasi kjo ure u premtua se do rregullohej tamam dhe do merrte zgjidhje perfundimisht problemi i madh i banorve te fshatit Mgull.Por fatkeqisht kryebashkiaku i Kukesi bere vetem shoun e rradhes duke ven 5 derrasa siq do shikoni ne foto. Por ja dhe rezultati i ksaj tallje qe ju be banorve. Ju lutem ngrejeni kete shqetsim pasi ju jeni shpresa per tu degjuar halli i tyre.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR