Po ndihmonte pacientin të zbriste, sulmohet fizikisht një shofer i autoambulancës në Mitrovicë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.01.2021, 13:54

Vozitësi i ndihmës së shpejtë në Mitrovicë është sulmuar deri sa ishte duke e zbritur një pacient nga autoambulanca.

Viktima thotë se u sulmua nga një person i panjohur i cili pas sulmit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:10, shkruan Gazeta Express.

“Rr. UÇK, Mitrovicë 15.01.2020 – 16:10. Ankuesi mashkull kosovar, vozitës i ndihmës së shpejtë, ka raportuar se deri sa ishte duke e zbritur një pacient nga autoambulanca në repartin e Infektives, është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i cili pas sulmit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima posedon raport mjekësor ndërsa njësiti policor është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Express/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit