Maqedonia regjistron 16,231 raste me Covid-19

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2021, 12:53

Sipas statistikave të 24 orëve të fundit, vendi aktualisht numëron 16,231 raste aktive me Covid-19, shumica e të cilave – 9985 janë nga Shkupi. 700 pacientë të diagnostikuar ose të dyshuar për koronavirus po trajtohen në repartet infektive në të gjithë vendin, 300 prej të cilëve janë në Shkup, ndërsa ka rreth 560 shtretër spitalorë të zbrazët në kovis-qendrat.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 403 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 2118 teste të kryera. 10 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 339 pacientë janë shëruar shëruan.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vend, që nga fillimi i epidemisë është 88389, numri i pacientëve të rikuperuar është 69476, ndërsa vendi numëron 2682 viktima si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19.

Burimi: Alsat

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit