Arrestohen 3 persona në Gositvar për trafik kokaine

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2021, 12:50

Policia e rajonit të Gostivarit mbrëmjen e djeshme ka arrestuar tre persona, nën dyshimin për tregti ilegale me kokainë, transmeton Alsat.

“Janë privuar nga liria K.M. (30), K.O. (20) nga Gostivari, si dhe O.S. (19) nga fshati Banjicë e Epërme të Gostivarit për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale `prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike dhe substancave psikotrope` si dhe për `përdorim të substancave narkotike`”, informon Ministria e Brendshme.

Gjegjësisht tek K.M. gjatë kontrollit u gjetën pesë pako kokainë, të cilat ai donte t’ia shiste personave K.O. dhe S.O.

Burimi:Alsat

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit