Skandal në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pacienti i sapo dalë nga operacioni transportohet me barelë nëpërmjet shkallëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.01.2021, 12:12

Çudirat në Shqipëri nuk kanë fund! Po po, vetëm se në rastin konkret që ka mbërritur në redaksinë tonë, përveçse e çuditshme, është edhe e rrezikshme për jetën. Sipas një mesazhi të një qytetari dhe videos që ai ka dërguar, shihet se në Spitalin Rajonal në Shkodër një pacient i sapo dalë nga salla e operacionit, po transportohej në dhomë me anë të barelës nëpërmjet shkallëve të spitalit, pasi ashensori nuk punon. Mungesa e kushteve duket vërtetë problematike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit