Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë lndodhur në Ksamil. Mësohet se një burrë 40-vjeçar është arrestuar më 10 janar pasi ka përdhunuar 5 vjet rresht vajzën e gruas së tij, vetëm 14-vjeç. Ngjarja ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe 14-vjeçarja mori guximin për të denoncuar rastin. Detajet nga kjo ngjarje janë me të vërtetë tronditëse ndërsa gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për këtë shtetas.
NGJARJA:
Prindërit e saj quhen {xxx} por janë divorcuar në kohën që kallëzuesja ka qenë rreth dy vjeçe. E ëma më pas është martuar me shtetasin {xxx} me të cilin ka dhe një djalë të moshës 9 vjeç dhe jetojnë të katërt në Ksamil. E mitura deklaron se me njerkun e saj ka pasur marrëdhënie të mira gjatë kohës që kanë jetuar në Greqi. Kur kanë ardhur për të jetuar në Shqipëri sjellja e tij ka ndryshuar.
Ai ka filluar që ta ngacmojë seksualisht derisa ka arritur në pikën që ka kryer dhe marrëdhënie seksuale me të. Episodi i parë që referon në kallëzimin e saj e mitura ka nisur një ditë të zakonshme kur ajo ka qenë rreth 9 vjeçe dhe duhet të bënte një dush.
Mami i saj do lante vëllain e vogel, ndërsa njerku tha se do të lante atë. Gjatë kohës që e ndihmonte të miturën të bënte dush njerku e ka prekur atë në vende intime duke e ngacmuar seksualisht edhe pasi kjo e fundit i ka thënë se ka dhembje dhe nuk duhet të vazhdonte ta prekte më. Mbas kësaj dite ai ka vazhduar më tej; ne nje rast kur e ema e kallëzueses është larguar në Tiranë për t’i kryer një vizitë mjeksore tek okulisti djalit të saj. Në kohën që e mitura dhe njerku janë gjendur të vetëm në shtëpi ky e ka ngacmuar seksualisht përsëri duke e prekur në vende intime dhe ka fjetur me të në një krevat derisa ka ardhur e ëma në shtëpi.
Ngjarja ka agravuar më tej në kohën kur e mitura ka qenë në klasën e pestë një ditë kur vëllai i vogël i ka kërkuar mamasë së tyre që të flinte me të njerku{xxx}ka shfaqur vullnetin për të fjetur me vajzën e mitur me justifikimin që ajo të mos ishte vetëm. Gjatë kohës që po flinte e mitura deklaron se njerku i është afruar dhe e ka zhveshur nga mesi e poshtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Kallëzuesja pohon se ka ndjerë shumë dhembje dhe njerku pasi ka mbaruar i ka thënë që të shkojë në tualet të pastrohet pasi ajo kishte gjakderdhje.
Sipas kallëzueses pas këtij episodi njerku i saj i thoshte vëllait që të luante përjashta me shokët dhe ne momentin që e ëma nuk ndodhej në shtëpi ai hynte në dhomë mbyllte dritaret që mos ta hapte njeri dhe e vendoste te krevati me force pa dëshirën e saj duke e kapur nga gjoksi e zhvishte pastaj i hiqte tutat afronte organin seksual me qëllim që të penetronte. E mitura deklaron se kishte frikë dhe largohej pasi e dinte që do të kishte dhembje sapo ai të afrohej por njerku e kapte nga mbrapa me duar dhe me forcë e afronte rreth vetes.
Afërsisht nga data 20 dhjetor 2020 kallëzuesja deklaron se njerku i ka shkuar përsëri tek dhoma pasi kishte tre muaj që nuk e kishte prekur dhe ka tentuar të kryejë përsëri marrëdhenie seksuale me të por ajo ka mundur të largohet dhe ka hipur në tarracën e shtëpisë derisa ai është larguar nga shtëpia. Në datën 04.01.2021 vijon më tej e mitura rreth mbasdites pasi e ëma ishte në punë njerku ka shkuar përsëri tek dhoma e saj dhe i kërkoi vëllait të vogël të luante me shokët. E mitura deklaron se* duke menduar se ai mund të tentonte përsëri ta përdhunonte si herët e tjera ka ikur nga shtëpia dhe ka shkuar tek e ëma* me mendimin për t’i treguar për ngjarjen. * ëma nuk kishte pasur kohë të bisedonte në ato momente dhe ajo ka shkuar te tezja e saj dhe i ka treguar të gjitha çfarë kishin ndodhur. Më pas** tezja ka komunikuar me mamanë e saj dhe e kanë shoqëruar për të bërë kallëzimin në polici.
Pasi ka kallëzuar e mitura është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale mamaja dhe tezja e saj. E ëma e të miturës** shtetasja {xxx}ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni rreth ngjarjes dhe është shokuar në momentin që e ka mësuar prej vajzës së saj. Ajo pohon se e ka njohur bashkëshortin aktual kur ka qenë në moshën 15 vjeçare dhe ka qenë e dashuruar me të gjatë gjithë kohës** edhe pasi është martuar me shtetasin {xxx} babain e kallëzueses. Ky i fundit i ka kërkuar divorcin pasi kishte dyshime mbi atësinë e fëmijës së tyre** por deklaruesja sqaron se{xxx} është babai biologjik i vajzës.
Në kohën që u nda nga shtetasi {xxx} i kallëzuari i ka premtuar se do e rrisnin vajzën e saj** si të ishte e tyre dhe ajo është martuar me të dhe* më pas* kanë lindur dhe një djalë. Në këto kushte* jetonin të katërt në një shtëpi. Deklaruesja pohon se ka pasur raste që bashkeshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj* pasi nuk kishte marrëdhenie të mira me familjen e saj* për shkak të një dënimi që bashkëshorti kishte marrë* së bashku me babanë e saj. Pasi ka marrë vesh nga vajza e saj në lidhje me faktin e abuzimit nga ana e bashkëshortit** deklaruesja pohon se e ka pyetur këtë të fundit. Ai nuk e ka pranuar fillimisht se ka kryer marrëdhenie seksuale me vajzën*** por ka kërkuar ballafaqim.
Në momentin që vajza ka ardhur dhe e ka akuzuar në prezencë të saj që ai kishte dy vjet që abuzonte sekualisht me të duke kryer marrëdhenie seksuale** deklaruesja pohon se përgjigjja e bashkëshortit të saj ishte se ka ndodhur dy herë* por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme. Deklaruesja pohon se ka qenë e shokuar dhe i ka kërkuar të largohet përfundimisht nga jetët e tyre. Ai ka thënë se do të vrasë veten dhe më pas është larguar. Të nesërmen e ka takuar përsëri dhe i ka thënë se nuk mund të jetojë pa ata dhe i ka treguar se nëse nuk do ktheheshin bashkë ai do të pinte një ilaç dhe të helmohej. Pas kësaj** deklaruesja ka shoqëruar vajzën për të bërë kallëzim në polici. Në kuadër të hetimit është pyetur shtetasi {xxx} i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezente e ka ngacmuar seksualisht të miturën* duke e puthur në buzë duke e prekur në vende intime** tek gjoksi** vithet* në kofshë dhe në vaginë. Të gjithë këtë ngjarje** ai e justifikon me faktin se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshortja e tij.