Një aksident tragjik u shënua në Rubik, ku tre persona nga një familje dhe një i afërm humbën jetën në vend. Familja Avdiaj po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Rinasit, pasi kishin destinacion Zvicrën ku ishin rezidentë. Por një kalim i gabuar ka sjellë përplasjen fatale me një kamion tip MAN me targë 04-406-HB, me drejtues shtetasin kosovar Isa Shala. Në një video nga ReportTv duket qartë se mjeti “Citroen” pasi ka bërë parakalimin e gabuar ka dalë në krah të kundërt, si pasojë është përplasur me kamionin që po vinte përballë. Kujtojmë se nga ky aksident tragjik, humbën jetën Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt, ndërsa vajza 3-vjeçare e çifti ndodhet te spitali i Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.