Studentët marrin situatën në duar, krijojnë peticion online për rikthimin në auditore

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.01.2021, 00:20

Prej disa muajsh mësimi nëpër universitetet shtetërore, por edhe ato private po vazhdon të zhvillohet online nëpërmjet platformave që ministria ka udhëzuar për tu aksesuar studentët. Institucionet arsimore ishin ndër të parat që pezulluan aktivitetin e tyre në auditore pas konfirmimit të rasteve të para me Covid-19 në vendin tonë. Mirëpo edhe pse u bënë disa muaj me radhë, nga shpërthimi i kësaj pandemie, të gjitha subjektet i janë rikthyer aktiviteteve të tyre, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me universitetet, të cilat janë të vetmet që nuk kanë një datë fikse se kur do të rihapen për të vazhduar mësimin në auditore. Por, studentët kanë menduar ta ndryshojnë këtë gjendje dhe të marrin situatën në duar. Mbremjen e sotme është krijuar një peticion online me të cilin studentët kërkojnë rikthimin në auditore, pasi sipas sondazheve të bëra në faqen “Studentët Denoncojnë” 80% e studentëve deklarojnë se mësimi online është një dështim total për shkak se metoda e ndjekur deri më tani sipas tyre nuk është shkollë, por një mashtrim i madh. Gjithashtu, avokati Altin Goxhaj ka mbështetur studentët duke firmosur edhe ai peticionin dhe e shpërndarë atë në mënyrë që të sensibilizohen të gjithë.

Më konkretisht, këta të fundit shprehen se:

MBËSHTESNI DHE SHPËRNDAJENI PETICIONIN E STUDENTËVE #HAPNIAUDITORET Mijëra studentë prej disa orësh po firmosin një Peticion që i drejtohen Qeverisë për të hapur auditorët të paktën për seminaret sepse kjo që po bëjnë nuk është shkollë por një Mashtrim i Madh si vetë Rilindja!!! SHPËRNDAJENI sa më shumë që ta firmosin sa më shumë studentë!!! Drejtuar : Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit , Ministrisë së Shëndetësisë Prej muajsh ndodhemi në mësim ONLINE dhe jo në AUDITORE. Universitetet ishin të parët që u mbyllën , ku çdo ambjent tjetër është i hapur . Për studentët mësimi online është dështim dhe nuk mund të vazhdojë më tej. Në kemi zhvilluar sondazhe në portalin tonë Studentët Denoncojnë ku mbi 80% e studentëve kërkojnë që auditoret të hapen për të paktën seminaret, praktikat dhe punët laboratorike. Kërkojmë në emër të studentëve që të hapen auditoret për seminaret, praktikat dhe punët laboratorike duke respektuar të gjithë masat e udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë. #HapniAuditoret.

PETICIONI

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit