Leotrimi 19-vjeçari nga Librazhdi, djali i vogël i familjes Ferit Gurra është diagnostikuar me tumor në kokë. Ai sapo ka mbaruar shkollën e mesme dhe si çdo moshatar i tij ëndërronte për të ardhmen e tij. Por, fatkeqësisht ëndrrat e tij mbetën përgjys për shkak të tumorit në anën e djathtë të kokës. Mjekët i kanë thënë se i riu ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, e cila nuk është e mundur të kryhet në Shqipëri, por duhet të shkojë në Turqi. Familja e ka të pamundur për të përballuar shpenzimet për mjekimin e djalit të tyre dhe i lutet të gjithë shqiptarëve të ndihmojnë sado pak kanë mundësi. Linku në vijim është për të kontribuar për 19-vjeçarin: www.gofundme.com