Merrte bombola oksigjeni nga spitali dhe i shpërndante tek pacientët me Covid/ 26-vjeçari: E bëra për humanizëm

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.01.2021, 18:57

Ditën e djeshme u publikua një lajm në lidhje me një 26-vjeçar me detyrë oksigjenist në spitalin e Kavajës që u arrestua për shkak se merrte bombola oksigjeni nga ky spital dhe i shpërndante tek të sëmurët me covid-19 në banesat e tyre. Ndërkohë, disa çaste më parë është zbardhur dëshmia e plotë e Mensur Shtyllës, i cili ka treguar se nuk ka njoftuar asnjë prej eprorëve të tij lidhur me marrjen e bombulave, pasi kishte një kopje të çelësit të magazinës, ndërsa ka theksuar se gjithçka e ka bërë për humanizëm.

Më konkretisht, i riu është shprehur se:

Kam rreth 16 muaj që punoj në spitalin e Kavajës me detyrë oksigjenist. Kam marrë bombola nga spitali dhe i kam dhënë banorëve të ndryshëm të Kavajës, për shkak të nevojave që kanë pasur, pasi si qytetar i Kavajës kisha njohje me ta. Unë kam vepruar vetë, kam pasur kopje çelësi dhe nuk kam bashkëpunuar me ndonjë person tjetër dhe nuk kam njoftuar eprorët e mi për këto veprime që kam kryer. Gjithçka e kam bërë për humanizëm”. Ndërkohë Prokuroria e Kavajës ka ngritur edhe një akuzë të re ndaj tij, duke shtuar veç veprës penale “shpërdorim detyre”, edhe atë të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të kryera në banesën e të riut, policia ka gjetur dhe sekuestruar 19 bombola oksigjeni, ndërsa pjesa tjetër janë ende duke u përdorur nga pacientët me Covid. Kujtojmë se rastin e bombolave të oksigjenit e ka zbuluar vetë drejtoresha e spitalit në Kavajë, e cila ka konstatuar mangësinë në magazinë dhe më pas ka njoftuar Prokurorinë e rrethit Kavajë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit