Ekzekutoi për 600 euro borxh Edmond Llangozin në Greqi, identifikohet autori lezhian

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2021, 18:32

Pak ditë më parë në Athinë u regjistrua një ngjarje e rëndë, teksa mbeti i vrarë 54-vjeçari Edmond Llangozit dhe u plagosën dy djemtë e të ndjerit Anxhelo Llangozi 22-vjeç dhe Mihal Llangoz 28-vjeç. Ekzekutimi i Llangozit erdhi për shkak të një borxhi prej 600 eurosh, teksa nga hetimet e kryera nga policia e Athinës, mësohet se autori i tragjedisë është një shqiptar me origjinë nga Lezha i identifikuar si Soni.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në vendin fqinj, ndërsa përmes një interviste, Mihal Llangozi, një prej dy vëllezërve të plagosur ka rrëfyer të gjithë rrjedhën e ngjarjes. Ai ka deklaruar se sherri ka nisur mes 5 personave që hapën zjarr në lokal pas ndjekjes në një nga sheshet e Athinës. Mihali tregoi se vëllai i tij kishte caktuar një takim me shqiptarët pasi u kishte marrë hua dhe do po atë ditë do t’u kthente paratë. Ndërkohë që theksoi se bëhej fjalë vetëm për 600 euro. Gjithashtu e plagosur ka mbetur edhe një kameriere e një lokali të lagjes ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Burimi: pentapostagma.gr/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit