Disa çaste më parë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy motrave në Astir. Kujtojmë se Përparim Ademi vrau me brëshëri plumbash më datë 31 dhjetor dy motrat, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Ademi i linte këto të fundit shtatzënë dhe iu shiste fëmijet në Selanik në mënyrë që të mblidhte para për bërjen e një vile. Motrat qëndruan për 7 vite në Selanik dhe më pas u larguan për tek motra tjetër në Kavala të Greqisë, por nuk i shpëtuan dot Përparimit. Ndërkohë, një shoqe e dy motrave të ndjera ka zbuluar se Ademi i nxori njëherë armën për t’i qëlluar, por këto të fundit shpëtuan duke u hedhur nga dritarja. Por, një detaj i rëndësishëm është zbuluar tashmë, duke bërë që ngjarja e rëndë të zbulohet sadopak. Dyshohet se në rrjetin e shitjes së fëmijëve ishte dhe një avokat nga Tirana, por u zhduk 19 ditë para vrasjes. Ditët e fundit, policia greke ka shkuar në qendrat e prostitucionit me fotografitë e dy motrave dhe vetëm njëra pohoi se i njihte. Sipas prostitutës, njëra nga motrat lindi një djalë në vitin 1993.