Kosovë, Lista Serbe dorëzon emrat e kandidatëve për deputetë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.01.2021, 13:22

Përfaqësuesit e Listës Serbe, të udhëhequr nga kryetari i tyre Goran Rakiq, dorëzuan sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Rakiq ka thënë se janë 20 kandidatë në listë, për të cilët tha se janë më të mirët.

“Lista Serbe edhe këtë herë ka kandidatët më të mirë në listën e saj. Pas këtyre njerëzve të Listës Serbe janë rezultatet. Ajo që është më e rëndësishmja është se pas Listës Serbe, si dhe pas popullit serb, qëndron presidenti Aleksandar Vuçiq dhe unë jam thellësisht i bindur, domethënë unë e di, se Lista Serbe do të fitojë të gjitha 10 mandatet”, ka deklaruar ai, raporton KP.

Burimi: Koha.net

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit