E gjithë Shqipëria ishte nën ujë, Rama: Ju kujtohet përmbytja e Parisit dhe Gjermanisë?!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.01.2021, 12:58

Rama ka folur sot për përmbytjet që pushtuan Shqipërinë në ditët e fundit. Ai nuk ka marrë asnjë përgjegjësi, por ka kujtuar përmbytjet në Gjermani dhe Francë. Ndër të tjera duket sikur ka marrë edhe rolin e një shpjeguesi shkencor, teksa merr shembullin e lavamanit.

Rama thotë:

Jo çdo gjë e ka në dorë ropi, nuk e di a u kujtohet përmbytja e Parisit, përmbytja e Gjermanisë. Mund të ketë momente kur futet nën ujë Bulevardi si në Vlorë, dhe aty përveç faktit që ka ende tre ndërhyrje për të bërë, por aty keni parasysh efektin e lavamanit, nëse ju i jepni më shumë presion, atëherë ai do ketë përmbytje. Dora e ropit është sesa shpejt largohet uji nga zonat, ky ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, dhe ne kemi qenë të alertuar. Ky ujë që qendronte me javë ishte dora e ropit, janë dy gjëra të ndryshme, kemi situata kur ka prani uji në rrugë, nuk jemi në kushtet kur kemi mbyllur ciklin e të gjitha kanalizimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit