Autobusi stil ‘fizarmonikë’ mbetet i varur në një mbikalim, plagosen shtatë persona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2021, 11:34

Të paktën shtatë persona janë shtruar në spital pasi një autobus doli nga rruga dhe u rrëzua mbi një mbikalim në Bronx në SHBA. Incidenti ndodhi në orën 11.10 pasdite të enjten në mbrëmje kur shoferi i autobusit ishte nuk frenoi dot dhe doli nga rruga, tha Departamenti i Policisë i Nju Jorkut. Autobusi 'në stilin e fizarmonikës' doli nga rruga afër Universitetit Avenue nga dalja për në autostradën Deegan, duke bërë që autobusi të binte në autostradën Cross Bronx. Në bord ishin shtatë deri në tetë vetë, përfshirë shoferin e autobusit, dhe të gjithë pësuan lëndime të lehta dhe janë transportuar në spitalet e zonës. Asnjë automjet ose person tjetër nuk u lëndua në aksident. Zyrtarët thonë se po hetojnë shkakun e rrëzimit.

Burimi:dailymail. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit