Shpërndante bombola oksigjeni falas dhe me lekë për të sëmurët me Covid, zbulohet ‘skema’ e 26-vjeçarit në Kavajë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2021, 10:54

Ditën e djeshme policia e Kavajës arrestoi një 26-vjeçar pasi kishte marrë pa autorizim nga spitali i këtij qyteti 30 bombola oksigjeni dhe i ka shpërndarë tek të sëmurët me Covid-19 në banesat e tyre. Mësohet se 26-vjeçari Mensur Shtylla i shpërndante bombolat te personat që ishin të prekur nga Covid-19 dhe që kishin nevojë për oksigjen kundrejt pagesave të ndryshme, ndërsa në disa raste edhe pa lekë. Pasi policia e arrestoi, Shtylla e pranoi akuzën dhe tregoi emrat e personave që u kishte dhënë bombolat, të cilat tashmë janë sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë sipas policisë, Shtylla firmoste procesverbalin me një kompani private në kryeqytet se bombolat e oksigjenit do t’i çonte në spital, por realisht këtë letër ai nuk e dorëzonte pranë institucionit ku punonte. Para pak ditësh drejtuesit e spitalit i kërkuan Shtyllës disa bombula me oksigjen, pasi ai ishte i vetmi që kishte detyrë dhe përgjegjësi për magazinimin e bombolave të oksigjenit në Spitalin e Kavajës. Por Shtylla ka treguar se në magazinë nuk kishte asnjë bombol pasi ua kishte shpërndarë qytetarëve të prekur me Covid, që kishin pasur të nevojshëm oksigjenin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit