Digjet flamuri bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zahareva: Akt vandalizmi i dënueshëm!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.01.2021, 10:37

Ambasadori bullgar në vend, Angel Angellov ka dërguar një notë të ashpër verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut pas djegies së flamurit bullgar në Karnavalin e Vevçani, transmeton Alsat. Informacionin u shpërnda në Facebook edhe nga ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva.

“Pas informacionit për djegien e flamurit bullgar në fshatin Vevçani në Republikën e Maqedonisë së Veriut, unë i kërkova ambasadorit bullgar në Shkup që t’i shprehte Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mospajtimin tonë të fuqishëm me këtë akt vandalizmi. Ambasadori Angelov tashmë i ka dërguar një demarsh të ashpër Ministrisë së Punëve të Jashtme të RVM-së” shkroi Zahareva në Facebook./Alsat.mk

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit