Tjetër aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas keq qytetarin që ishte në trotuar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.01.2021, 10:24

Pas asksidentit të rëndë ditën e djeshme në Tiranë pranë ambasadës italiane, një tjetër është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “5 Maji”. Një qytetar është përplasur rëndë nga një automjet dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Së fundmi BW ka publikuar edhe pamjet e rënda të aksidentit. Siç shihet qytetari ka qenë në trotuar kur është përplasur papritur nga një automjet. Mësohet se fillimisht, automjeti që ka përplasur qytetarin është aksidentuar më parë me një makinë tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit