Vrasja e shqiptarit në Athinë, flet djali i plagosur: Babai na mbrojti ne, u vra për 600 Euro!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.01.2021, 09:24

Pak orë pasi doli nga spitali, djali 27-vjeçar i shqiptarit, i cili u va në Agios Sostis, Athinë , zbulon detaje të panjohura që çuan në vrasjen e babait të tij. Gjithçka ka ndodhur për një shumë që vëllai i tij kishte marrë hua.

Me kokën të fashuar, pasi një plumb e kishte kapur nga pas, 27-vjeçari foli në emisionin Tlive në Alpha.

Ai tha se babai i tij, i cili mori katër plumba dhe një e kapi afër zemrës, vdiq për të mbrojtur fëmijët e tij. 27-vjeçari dhe vëllai i tij kishin caktuar një takim me burrat nga të cilët i vëllai kishte marrë hua 600 euro. Tensioni mbizotëroi që nga fillimi, kishte një grindje, tha ai dhe burrat që shkuan të takonin dy vëllezërit nuk vonuan shumë për të marrë armët dhe për t'i ndjekur ata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit