Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15.01.2021, 08:13
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Romës, Marash Kumbulla, ka postuar një mesazh në rrjetin e tij social, Instagram, para derbit ndaj Lazios. Marash Kumbulla është shprehur entuziast për derbin e tij të parë që do të luajë sonte në mbremje ndaj rivalit të përbetuar të kryeqytetit, Lazios. Ndeshja mes Romës dhe Lazios do të zhvillohet sonte në mbrëmje në orën 20:45.
Marashi shkruan:
Derbi im i parë me fanellën e Romës, pa ngrohtësinë e tifozëve, nuk do të jetë ajo çka kisha imagjinuar. Por unë e di se do ta gjeni mënyrën të na bëni të ndjejmë mbështetjen tuaj. Jemi gati”.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR