Një kryetar bashkie në shtetin jugor meksikan të Chiapas u lidh në një pemë nga banorët e zemëruar të cilët ishin të zhgënjyer nga gjendja e dobët e një rezervuari të ri uji. Mediat lokale raportuan se Óscar Ramírez ishte duke prezantuar një seri të projekteve publike që u kishte premtuar banorëve të qytetit të Frontera Comalapa.
Përfaqësues nga 11 komunitete që përbëjnë qytetin, i cili ndodhet përtej kufirit nga Guatemala, u ballafaquan dhe morën në pyetje Ramírez për gjendjen e keqe të sistemit të ujit para se ta mbanin atë 'peng'. Ramírez u fotografua teksa mbante një maskë fytyre me duart pas shpinës dhe të lidhur në pemë. Kryetari i lagjes ngjitet mbi depozitën që kishte premtuar kryebashkiaku dhe gërvisht sipërfaqen e saj, e cila ishte mbuluar me beton për të parandaluar rrjedhjen e ujit.
Më tej ai thotë:
Megjithatë, Ramírez doli dje në rrjetet sociale duke u përpjekur të mos i jepte rëndësi incidentit duke thënë se nuk ishte lidhur në pemë, edhe pse kjo dukej qartë në fotot.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA
