Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.01.2021, 23:35
Skandali i ndodhur dy ditë më parë tek Sanatoriumi ka tronditur mbarë opinion publik shqiptar. Por, tashmë janë zbuluar disa detaje të reja akoma më tronditëse në lidhje me ngjarjen në fjalë. Vajza e të ndjerës pas publikimit të skandalit në emisionin investigativ ka thënë se ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak se është kërcënuar nga i biri i Tire Alldervishit, ndërsa shtoi se shumë herë ka bërë pagesa edhe kushuriri i saj.
Më konkretisht, ajo është shprehur se:
Që në momentin e parë që kam dalë tek “Stopi”, atë natë kam vajtur tek rajoni 1, kam kërkuar urdhër mbrojtje duke qenë se para pak kohësh, para se mami të ndërronte jetë, kam bërë një telefonatë me numrin e Tires, e ka hapur i biri dhe më ka bërë kërcënim ndaj telefonit. Më ka thënë ‘mbaje mend mirë kur vjen në Sanatorium sepse mund të kthehesh ndryshe’. Ky ishte një lloj kërcënimi për mua se jam dhe një femër. Një mashkull nuk mund të ofendojë apo të flasë në atë mënyrë. Unë e marr në mënyrë kërcënimi. Pas kësaj më kanë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë. Atje kam dhënë deklaratën time, të gjithë çështjen, nga momenti i parë i shtrimit të mamit në spital deri në fund nga ndarja e jetës së saj. Kam dhe shumë fakte të reja që për Tiren nuk dihen. Në moment që isha atje, policia bën arrestin pas “Stopit”. Vjen e shoqëruar në Drejtorinë e Policisë nga bashkëshorti dhe e bija. E bija bërtiste duke mos pranuar faktin që e ëma ka bërë gjithë këtë skemë. Ndërkohë unë kam ruajtur qetësinë time, që as vetë nuk e prisja të isha kaq e qetë, por ndoqa anën e ligjit.
Gjithashtu, vajza e të ndjerës tregoi se çfarë ka ndodhur më tej duke sjellë dëshminë e re se sanitarja e nuk mjaftohej me paratë që i zhvaste asaj, por i merrte para edhe kushuririt të saj që punon në një market pranë Sanatoriumit.
Vajza ka thënë se:
Kushëriri im punon në një market dhe ngjitur me të ka fruta perime. Zonja jetonte në lagje. Ka qenë mbase kliente. Mbase ikte nga unë dhe merrte shumën e lekëve, këtë unë e vërtetoj me fakte, shkonte te kushëriri im merrte 30, 40, 50 nga ana ime kjo. Shkonte dhe i thoshte kushëririt “shiko se çfarë më ka dhënë Ani. Unë po bëj të pamundurën”. Kushëriri im duke u ndjerë në faj, i jepte dhe ai. Ka ndodhur shumë herë që ka bërë pagesa edhe kushëriri im. Ka bërë ankesat e veta, ka marrë lekët dhe ka ikur. Nuk mjaftohej vetëm me pjesën time. Për këtë mund të bëjë deklaratë dhe kushëriri im. Kemi dhe fakte që ka vajtur në orarin që linte punën, shkonte te dyqani kushëririt, merrte lekët dhe ikte.

FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR