Pasditen e sotme u regjistrua një aksident i rëndë në aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku u tha se kishin ndërruar jetë 4 persona të së njëjtës familje. Tashmë detaje të reja janë publikuar në lidhje me aksidentin tragjik, ku është bërë me dije se vetëm njëri nga 5 anëtarët e familjes ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Fëmija i mitur është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa prindërit e fëmijës së mitur dhe dy vëllezërit kanë ndërruar jetë. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.