Ekzekutoi ukrainasen dhe burrin e saj, lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për ‘kasapin’ shqiptar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2021, 17:37

Në tetorin e viti të kaluar një ngjarje e rëndë u regjistrua në Loutraki të Greqisë. Kujtojmë se në një shtëpi pushimi, u ekzekutuan dy persona. Autori i tragjedisë është një 45-vjeçar i identifikuar si Nikos, me origjinë shqiptare. Më saktësisht, shqiptari theri 42-vjeçaren ukrainase Fotini Svitlana dhe mikun e saj farmacistin grek, Ioannis Zonitsa 42 vjeç, banorë të Loutraki.

45-vjeçarit shqiptar, të akuzuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi tetorin e vitit të kaluar, i është lëshuar një urdhër arresti nga instancat përkatëse. Mësohet se shqiptari është larguar nga Greqia, prandaj Sigurimi i Korintit ka kërkuar që urdhri të shndërrohet në një urdhër arresti ndërkombëtar. Gjatë hetimeve të zhvilluara në shtëpinë ku ndodhi ngjarja, është konstatuar se gjurmët e gishtave përputhen me gishtërinjtë e shqiptarit.

Burimi: klife.gr/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit