Partia Socialiste e Shkodrës ka nisur përgatitjet për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Pak kohë më parë në qarkun e Shkodrës u vendos si i deleguar politik deputeti dhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Së fundmi si krahu i djathtë i Beqajt është vendosur të jetë Megi Ajtyresa. Kjo e fundit është një emër i njohur në Shkodër dhe sidomos për socialistët. Megi Ajtyresa edhe pse në një moshë të re, ka tashmë një karrierë relativisht të gjatë politike. Ajo nisi të angazhohej me FRESSH Shkodër dhe më pas u bë një zë i rëndësishëm për socialistët. Ajtyresa u zgjodh edhe në radhët drejtuese të FRESSH për gjithë Shqipërinë ndërsa në 2013-ën ishte kandidate për deputete për PS në qarkun Shkodër.
Më pas në zgjedhjet vendore të 2015-ës ishte një prej emrave të përfolur si kandidate e PS për bashkinë Shkodër. Tashmë rikthehet me një angazhim të rëndësishëm politik si e deleguar për PS bashkia Shkodër. Por përkundër këtij prezantimi dhe promovimi që po i bëhet Ajtyresës, një qytetare shprehet mjaft e indinjuar me përzgjedhjen e saj në këtë post. Qytetarja komenton se ajo ka tentuar të falsifikojë letrat për t'i marrë shtëpinë dhe e ka qenë për 5 vjet në proces gjyqësor me Ajtyresën, pasi kjo e fundit ka tentuar t'i marrë shtëpinë e prindërve. Më tej qytetarja thotë se jeton prej disa vitesh në Itali dhe kur ishte kthyer në vend kishte parë që në shtëpinë e prindërve.
