Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2021, 15:04
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar ditën e sotme se Vjosa Osmani do të jetë Presidente e Kosovës nëse ata do të fitojnë zgjedhjet e shkurtit. Gjatë një konference të përbashkët mes tyre, Kurti tha se Osmani do të jetë në një listë të përbashkët kandiduese me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Dyshja kanë nënshkruar marrëveshjen e tyre për bashkëpunimin në këto zgjedhje.
Fjala e Kurtit:
Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri do të na gjeni në të njëjtin vend dhe të njëjtin qëllim.
Ndërkohë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani tha se do të jetë ajo që kërkon të rilegjitimohet posti i presidentit.
Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR