Shefi i Moderna: Do na duhet të ‘bashkëjetojmë’ përgjithmonë me koronavirusin!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.01.2021, 15:02

Shefi i kompanisë Moderna, që ka prodhuar një prej vaksinave kundër Covid-19, ka deklaruar se bota do të duhet të bashkëjetojë përgjithmonë me koronavirusin. Zyrtarë të ndryshëm të shëndetit publik dhe ekspertë të sëmundjeve infektive kanë thënë se ka shumë gjasa që Covid-19 të bëhet një sëmundje endemike, që do të thotë se do të jetë e pranishme gjithmonë. Megjithatë edhe pse përgjithmonë, virusi do të jetë në nivele më të ulëta. Këtë ide e mbështeti edhe CEO i Moderna-s, Stephane Bancel, gjatë një diskutimi në Konferencën e Shëndetësisë “JPMorgan”.

Stephane Bancel:

Do të na duhet të jetojmë me këtë virus, mendoj, përgjithmonë.

Kujtojmë se vaksina e Moderna-s është miratuar për përdorim në SHBA, te personat mbi 18 vjeç si dhe në vendet e BE-së.

Burimi: blackchristiannews |Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit