Rama bën prokurorin, sulmon vetëm Tiren e “Shefqet Ndroqit”: S’kishte lidhje me mjekët, ma ngrohën zemrën gazetarët!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.01.2021, 13:43

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht në lidhje me skandalin tek Shefqet ndroqi, ku një sanitare ka mashtruar një qytetare duke u hequr si infermiere dhe i ka marrë plot 8 milion lekë. Rama falënderoi emisionin investigativ për zbulimin e personazhit të turpshëm, që sipas tij nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave të bardha.

Postimi i Ramës në Facebook:

Një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha – çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë🙏

Gjithashtu në lidhje me ngjarjen ai foli edhe gjatë një takimi në qendrën e Re Shëndetësore Nr.1 në Tiranë dhe u shpreh i keqardhur për historinë e sanitares.

Rama tha:

Unë jam mirënjohës për të gjithë mjekët dhe infermierët dhe sidomos ata që punojnë në kushte siç punoni dhe ju para pak kohësh. Patjetër në këtë situatë kaq dramatike, jam shumë i keqardhur për atë historinë e asaj sanitares që faktikisht cenon imazhin, punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe infermierëve dhe krijon perceptimin që këtu është një mënyrë të punuari e shumë njerëzve apo është pjesë e sistemit të punës. Realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer apo më ka ngrohur në atë ngjarje ka qenë puna e bërë nga gazetarët investigativë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit