Njëri 93 dhe tjetri 84-vjeç, Papa Françesku dhe ish-Papa Benedikti marrin vaksinën e Covid-19

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2021, 12:53

Papa Françesku dhe ish Papa Benedikti kanë marrë dozën e parë të një vaksine kundër koronavirusit. Papa 84-vjeçar dhe ish-Papa 93-vjeçar, morën vaksinën e tyre si pjesë e një programi vaksinimi të Vatikanit që filloi të mërkurën. Të dy janë të prekshëm nga infektimi me virus për shkak të moshës së tyre. Papa Françesku është ndoshta më i rrezikuar sepse një pjesë e njërës prej mushkërive iu hoq pas një sëmundjeje kur ishte i ri në Argjentinë. Benedikti është i dobët dhe vuan nga një numër sëmundjesh që lidhen me moshën e vjetër, të tilla si artriti. Ka pasur më pak se 30 raste të koronavirusit në qytetin e Vatikanit, shumica e tyre midis Gardës Zvicerane, të cilët jetojnë në një kazermë komunale. Papa Françesku tha në fundjavë se të gjithë duhet të vaksinohen.

Unë besoj se të gjithë duhet të marrin vaksinën; është një opsion etik sepse shëndeti juaj, jeta juaj është në rrezik dhe gjithashtu ju po vini në rrezik jetën e të tjerëve.

Burimi:reuters Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit