PS rikthen në ‘krye’ ish-kryebashkiakun Valdrin Pjetri

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.01.2021, 10:02

Valdrin Pjetri është ish-kryebashkiaku i Shkodrës, i cili u dorëhoq për shkak se nuk kishte deklaruar një dënim në Itali. Më vonë, ai u mor edhe nën hetim nga Gjykata shqiptare, por u shpall i pafajshëm, falë një shtojcë të Gjykatës italiane, ku thuhej se Pjetri nuk duhej ta deklaronte dënimin e tij në Itali.

Pas një viti e gjysmë, ish-kryebashkiaku është kthyer sërish në strukturat e Partisë Socialiste. Sipas Pamfletit, ai është emëruar koordinator i fushatës së PS-së në Elbasan. Pjetri është emëruar si kordinator falë ndërhyrjes së shumë deputetëve të zonës, por jo vetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit