Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.01.2021, 00:40
Prej disa javësh vendi ynë ndodhet nën masat kufizuese anti-Covid, e një masë e tillë është dhe kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00-06:00. Por mesa duket disa të rinj nga Shkodra nuk e kanë problem një gjë të tillë. Ata kanë xhiruar një video teksa ecin me makinë pas orës 22:00 dhe nuk shqetësohen fare se po shkelin orën policore, përkundrazi ata mundohen të vënë në lojë policët duke iu ikur me shpejtësi pasi ata i nxjerrin tabelën e ndalimit. Për këtë njëri prej të rinjve ka shkruar në redaksinë tonë si dhe ka dërguar një video.
Mesazhi i të riut:
Pershendetje JOQ , mbreme ne Shkoder.Shikoni tallje k*ri me polict ne Shkoder.Publikojeni si postim jo stori, vetem kete video kemi, helle me ze.Vec anonim se e di qe jan tpart me spiunu kto. Mbas orarit 22:00 dmth, ku thyhet karantina, ju lutem publikojeni sa ma shpejt ta shofin gjith shqipria qa behet ktej nga shkodra 😜
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR