Myrto Uzuni nuk ndalet, shënon sërish gol me Ferencavrosin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13.01.2021, 22:00

Sulmuesi i kombtares shqiptare, Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë me Ferencvaroshin, teksa ditën e sotme ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, në ndeshjen ndaj skuadrës spanjolle të Algeciras. Ferencavaroshi triumfoi me rezultatin 3-1, teksa golin e fundit e shënoi pikërisht sulmuesi shqiptar.

Uzuni i ardhur nga stoli, realizoi golin e tretë për Ferencvaroshin në minutat shtesë, për të fiksuar shifrat në 3-1. Beratasi e ka filluar vitin 2021, aty ku e la 2020, me formë të shkëlqyer dhe me gola. Kujtojmë se Uzuni kaloi te Ferencvaroshi në merkaton e verës nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, ku ka arritur që të shënojë 7 gola për hungarezët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit