I vuri flakën shtëpisë pas një konflikti me prindërit/ Fqinjët: Ka pasur dhe më parë probleme me familjen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.01.2021, 18:48

Pasditen e sotme u regjistrua një ngjarje e rëndë, ku një djalë i ri pas një konflikti me familjarët i vuri flakën shtëpisë në Elbasan. Ndërkohë, burime për dosjen bëjnë me dije se si pasojë e konfliktit Ndriçim Zekthi i ka vendosur zjarrin murit të shtëpisë, por që më pas flakët janë shuar menjëherë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hajdaran, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Gjithashtu, fqinjët janë shprehur se djali ka pasur konflikte edhe më parë me familjen e tij. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit