I kishte dalë një puçërr në buzë, infeksioni për pak sa nuk i mori jetën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2021, 18:46

Një puçërr në buzë i kushtoi jo pak një burri nga Kina, konkretisht nga provinca lindore e vendit Jiangsu. Mësohet se i prekuri nisi t’i fryhej goja dhe të kishte ethe dhe simptoma të tjera. Infeksioni në gojë u përhap me shpejtësi në mushkëritë e tij dhe gjendja e Chen nisi të përkeqësohej nga dita në ditë. Pas kësaj, Chen u diagnostikua me pneumoni të dyfishtë pra të dy mushkëritë ishin prekur nga kjo sëmundje. Në fillim ai u shtrua pranë spitalit që ndodhet në Changzhou. Doktorrët e shohin këtë infeksion si gjendje kritike, teksa paralajmërojnë personat e prekur që të shmangin shtrydhjen me duar të puçrës. Dr Jeremy Brauer profesor asistent klinik në departamentin e dermatologjisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone deklaroi se puçra e dalë në buzë mund të kushtojë jetën nëse nuk merrni mjekimin e duhur në kohë.

Doktorri tha se:

Nëse lëkura përreth bëhet e kuqe dhe fryhet, e më pas pacienti ndjen ethe, rekomandohet që të kërkoni kujdes mjekësor. Nëse do të keni një infeksion serioz të lëkurës një puçër e dalë në buzë mund të përfundojë në një tragjedi. Arsyeja është sepse mund të shkaktojë mpiksje gjaku, e cila mund të çojë në një goditje në tru. Mos e shpërtheni pucrrën, por në vend të kësaj, më mirë merrni një leckë me ujë të nxehtë dhe vendoseni në plagë dhe më pas vendosni një krem për puçrra.

Burimi; ladbible.com/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit