Albin Kurti pas situatës nga vërshimet: Shiu ka nxjerrë në pah keqqeverisjen 20 vjeçare

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.01.2021, 16:29

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se është alarmuese situata në të cilën gjendet Kosova pas reshjeve të mëdha e vërshimeve që pasuan.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shiu ka nxjerrë në pah edhe dështimet e keqqeverisjes 20 vjeçare.

“Asfaltit me të cilin partitë e vjetra duan të marrin vota, u rishfaq si të ishte një qilim i lagur. Rrugët u prishën prej shembjeve të dheut, e të gjithë pamë se shtresa e asfaltit ishte e hollë dhe mungonin bazamentet siç i kërkon standardi inxhinierik. Pyjet janë prerë pa kontroll e pa plan. Brigjet e lumenjve janë rrënuar nga eksploatimet e egra të zhavorit. Gurthyesit pranë rrugëve të asfaltuara kanë eliminuar mbrojtjen që ofrojnë kodrinat për shtigjet qarkulluese”, ka shkruar Kurti.

I pari i LVV-së ka thënë se insistojnë që Prokuroria menjëherë të nis hetimet për ndërtuesit e rrugëve, pronarët e gurthyesve, inspektorët e mbikëqyrësit por edhe për politikanët që kanë shpallur e kanë marrë vendim për tenderët dhe konkurset.

/telegrafi/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit