Autoritetet britanike planifikojnë të përdorin hotelet për shtrimin e pacientëve me Covid

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.01.2021, 15:37

Matt Hancock, ministri britanik që shërben për shëndetin dhe kujdesin Social ka njoftuar ditën e sotme se autoritetet janë duke diskutuar për të përdorur dhe hotelet për shtrimin e pacientëve me Covid-19. Deklarata e tij vjen pasi gjendja e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar po shkon drejt përkeqësimit për shkak të shtimit të infektimeve.

Më konkretisht, Matt është shprehur se:

Ne jemi duke shqyrtuar të gjitha opsionet.
Ndërsa ka bërë dhe të ditur se personat që do të shtrohen në hotel janë pacientët që nuk do të kenë më nevojë për ndihmë mjekësore, por nuk do jenë gati për tu kthyer në shtëpi.

Kujtojmë se që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 3,164,051 raste infektimi, ndërsa kanë ndërruar jetë 83,203 pacientë.

Burimi: www.reuters.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit