Sergio Aguero pendohet për Lamborghinin: Nuk e di pse dreqin e bleva atë makinë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13.01.2021, 13:58

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka treguar se në garazhin e tij ka një makinë të cilën është penduar që e ka blerë dhe se e përdor shumë pak. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një markë dosido, por për një Lamborghini Aventador që kushton 400.000 euro dhe për të cilën sulmuesi argjentinas shprehet se ka bërë vetëm 1200 km në gjashtë vite.

Aguero tregon:

Nuk e di pse dreqin e kam blerë një Lamborghini. Ajo makinë duhet të ketë bërë rreth 1200 km në gjashtë vite. Mezi e përdor dhe prej dy vitesh mendoj për arsyen që e bleva, tani në këtë periudhë e vetmja gjë që bën është të fusë të ftohtin dhe shiu brenda."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit