Studimi/ Varianti britanik i Covid po vret më shumë gratë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.01.2021, 12:31

Sipas një studimi të fundit varianti britanik i Covid rrezikon më shumë gratë! Ky është rezultati më i fundit i nxjerrë nga shifrat zyrtare të koronavirusit, ku është parë se ka më shumë viktima gra se burra. Këtë gjë ekspertët e lidhin pikërisht me variantin e ri që po përhapet me ritme të shpejta në botë.

David Strain, një pedagog klinik në Universitetin e Exeter tha:

Tani virusi është më virulent, ju duhet sasi shumë më e ulët për të shkaktuar infeksionin, prandaj njerëzit që më parë nuk kishin gjasa të kapnin sëmundjen, si gratë e reja në formë janë papritmas të prekshëm. Pacientët më të rinj, veçanërisht gratë janë më të rrezikuara.

Në lidhje me vdekshmërinë spias gjinisë, burrat ende vdesin në numër më të lartë se gratë në përgjithësi, por vërehet një ekuilibër midis gjinive krahasuar me pranverën. Në valën e parë, 61 % e viktimave ishin burra dhe 39% ishin gra. Aktualisht raporti është 57 % burra dhe 43 %janë gra, sipas “The Sun”. Ka patur një sërë përpjekjesh për të shpjeguar pse burrat janë më të rrezikuar nga virusi vdekjeprurës Covid-19, përfshirë këtu që bëhet fjalë për ndryshime gjenetike që ndikojnë në sistemin imunitar. Disa ekspertë thonë se gjaku i burrave e bën më të lehtë për koronavirusin të infektojë qelizat. Burrat kanë më shumë enzimë ACE2, të cilën virusi e përdor për të hyrë në qeliza.

Një tjetër ekspert, prof. McConway shtoi:

Dallimet në vdekjet midis burrave dhe grave po shkojnë në të njëjtin drejtim si ato në valën e parë, kur shumë më shumë burra vdisnin sesa gratë. Është akoma e vërtetë që shumë më shumë burra po vdesin sesa gratë, por ndryshimi në vdekjet midis burrave dhe grave është pak më i vogël se sa ishte në valën e parë.

Burimi: The Sun | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit