KQZ-ja e Kosovës: Diaspora do të votojë përmes postës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2021, 11:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës nga sot e deri më 21 janar. Përmes një postimi në faqen zyrtare, KQZ-ja ka ofruar një link ku janë të publikuara të gjitha informacionet e detajuara se si të aplikohet për regjistrim. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në postim./Kosovarja-ks.com

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit