Milani hedh sytë nga Berat Gjimshiti, do e tentojë gjatë merkatos

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13.01.2021, 10:06

Berat Gjimshiti shumë shpejt mund të veshë fanellën e Milanit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Atalantën dhe cilësohet si një nga mbrojtësit më të fortë në Europë. Së fundmi, ai ka përfunduar në radarët e Milanit. Sipas mediave italiane, oferta e Milanit mund të joshë Gjimshitin që ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin e tij.

Ai vlen 15 milionë euro, një shifër që Milani nuk e ka problem, por duhet gjetur akordi me drejtuesit e Atalantës. Duhet thënë se mes palëve pas çështjeve Kaldara, Konti apo Kesi, ekziston një raport pozitiv, ndaj drejtuesit e “Djallit” kanë më shumë se një arsye për të tentuar afrimin e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane të cilat flasin për një këmbëngulje të drejtorit Maldini për shërbimet e mbrojtësit kuqezi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit