I mori 8 milionë lekë vajzës së pacientes duke u hequr si infermiere/ Arrestohet sanitarja, Manastirliu ende ministre

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.01.2021, 09:28

Ditën e djeshme, u denoncua një skandal në spitalin Shefqet Ndroqi, ku sanitarja e spitalit, i merrte para vajzës së një pacienteje, duke u hequr si infermiere. Këto para, ajo i merrte për t’u kujdesur edhe më shumë për pacienten, por e gjitha ishte një mashtrim. Policia e Tiranës bën me dije se sanitarja në fjalë, shtetasja Tire Alldervishaj 58-vjeçe është arrestuar ndërkohë që vijon hetimi dhe për personat e tjerë të përfshirë.

Ky arrestim, ka ardhur pasi policisë, iu server në pjatë skandali nga mediat dhe jo si një punë e vazhdueshme e tyre. Ndërkohë, Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë një nga 'protagonistet' indirekte të ngjarjes, vijon të jetë ende në detyrë, duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit