Shqiptari aksidentohet në Greqi, vdes policja greke dhe vajza e saj

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.01.2021, 08:41

Një aksident tragjik është shënuar pasditen e djeshme në Greqi. Një 38-vjeçare, efektive policie, dhe vajza e saj vetëm 2 vjeç kanë humbur jetën nga përplasja fatale e dy makinave. Mësohet se drejtues i njw prej automjeteve ishte një shqiptar, ndërsa me të ishte edhe një shtetas aziatik. Mësohet se aksidenti ndodhi pak minuta pasi 38-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia e babait të saj, ku ajo kishte shkuar për vizitë.

Makina u përplas me një automjet të një fabrike vaji. Mediat greke kanë publikuaar edhe pamjet e rënda të aksidentit tragjik.

Burimi: Protothema | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit