Temperaturat e ulëta në Spanjë, futbollistët bëjnë nxehmjen e pazakontë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13.01.2021, 08:26

Spanja është prekur ditët e fundit nga temperatura mjaft të ulëta dhe një nga qqytetet që po e vuan më shumë është Madridi. Futbollistët po e vuajnë shumë këtë të ftohtë dhe kjo u duk qartazi në ndeshjen Atletico Madrid-Sevilla, ku temperaturat shënuan në -10 gradë. Por për t’i hequr vuajtjen futbollistëve të saj që kanë qëndruar në stol përgjatë ndeshjes me Seviljen ka menduar stafi i Atletico Madrid.

Me një nxehmje tërësisht të pazakontë dhe që nuk e kemi parë më herët, zëvendësuesit e ekipit të Simeones qëndronin në tribunë duke i ngrohur muskujt në bicikletë. Gjithashtu pranë tyre ishte edhe një ngrohëse në mënyrë që lojtarët ta përballonin sa më lehtë acarin. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit