Pas katër ditësh në krye, Elon Musk ‘lëshon fronin’ e njeriut më të pasur në botë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.01.2021, 01:35

Katër ditë pasi mori kryesimin si pesoni më i pasur në botë, Elon Musk është detyruar të lëshojë 'fronin' pasi aksionet e tij pësuan një rënie të ndjeshme prej 8%, e konsidetuar si rënia më e madhe një-ditore që nga fundi i shtatorit. Sipas Forbes, vlera neto e Musk ra në 176.2 miliardë dollarë, gati 6 miliardë dollarë më pak se ajo e Bezos. Musk ka një përqindje prej 20 përqind në firmën e prodhimit të makinave dhe rreth 42 miliardë dollarë fitime në opsionet e aksioneve, sipas Bloomberg. Ai gjithashtu ka 48% të aksioneve në kompaninë e tij Hapësinore SpaceX.

Megjithatë, nga mesi i ditës së djeshme u vërejt një rritje e lehtë e fitimeve dhe ka gjasa që Musk të rimarrë titullin e personit më të pasur në botë, pasi Aksionet e Tesla u rritën me më shumë se 5%, ndërsa aksionet e Amazon ranë me pak më pak se gjysma e një përqindjeje nga mesi i ditës së djeshme.

Burimi: Daily Mail |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit