Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.01.2021, 00:18
Ardhja e vaksinave në Shqipëri ngre pikëpyetje të mëdha. E kjo pikërisht për arsye se kryeministri Rama ka refuzuar të japë informacion se nga cili shtet e ka marrë, duke thënë vetëm se është një vend europian. Ka patur aludime se shteti në fjalë ishte Gjermania, por ditën e djeshme Ambasada Gjermane e përgënjeshtroi një lajm të tillë. Të ndodhur në këtë situatë, natyrshëm lind pyetja se sa të sigurt jemi nga marrja e kësaj vaksine e cila sipas ka mbërritur në vend pa asnjë lloj standardi sigurie, sipas pedagogut Ervin Goci.

Ai ka reaguar për këtë gjë me anë të një statusi në Facebook, ku shprehu pasigurinë për ta marrë dozën e vaksinës.
Postimi i plotë i Gocit
Sa per ta kompozuar pak çeshtjen e vaksines, ajo qe dime deri tani eshte : Vaksina nuk ka ardhur nga shtet, e aq me pak nga Gjermania, pasi shteti gjerman e ka mohuar, por ka ardh si tepsi byreku dorazi nga Rinasi ne kundershtim me çdo lloj standarti te sigurise. Vaksina nuk i ka vajt Ministrise apo Institutit te Shendetit Publik, siç e do dhe akti normativ qe keta vete e kane miratuar, por eshte trafikuar dorazi me shoqni, pa asnje transparence te persona qe nuk kane lidhje me shendetesine. Vaksina ka ardh dje dhe e kane ia ç’puar tulet dynjase vetem dje, dhe nuk ka kaluar asnje procedure depozitimi, administrimi ne dogane, apo ne ambjente te posaçme, nga ku, pastaj do te shperndahej sipas nje protokolli te posaçem, rigoroz, qe vaksina te kete realisht efektin e pritshem, pasi shteti ka marre disa angazhime si prites, per te cilat prodhuesi nuk mban asnje pergjegjesi. Shteti shqiptar, me ne krye kryemashtruesin, ia ka ekzekutuar live ne tv besimin e investuar nga populli shqiptar per vaksinen si bar mjekesor, por edhe si nje e drejte qe lidhet me jeten dhe ekzistences. Ajo qe ka ndodhur dje, eshte krim kunder njerezimit dhe me konkretisht ndaj popullit shqiptar, pasi asnje nuk garanton per sigurine e kesaj vaksine qe trafikohet me valixhe, ajo qe ka ndodhur dje, mund ta minoje krejtesisht proçesin, pasi une i pari, nuk shkoj te bej nje vaksine qe eshte transportuar si tepsi byreku, pa asnje procedure qe t’i permbushej “media event”-i i rradhes ne kohe. Edi Rama, bashke me te gjithe funksionaret e tjere qe e lepijne nga anusi nga mengjesi ne darke, duhet te shkojne ne burg, sepse ketu luhen jetet tona, e dokumentuar kjo. Meqenese Prokurori nuk kemi, popullit shqiptar i lind e drejta ta marri vete fatin ne dore, duke bllokuar punen e institucioneve me mosbindje civile, derisa institucionet e drejtesise te reagojne dhe fajtoret te degdisen atje ku kane vendin.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR