Ka bërë shumë bujë prania e nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku në një darkë në një nga lokalet më të shtrenjta të Dubait. Por kjo ngjarje e përfolur masivisht në media lidhet me dy koicidenca fatale për numrin dy të bashkisë së Tiranës dhe pikërisht me datën 9 janar! Sipas gazeta shqip Mazniku dikur pjesë e lëvizjes "Mjaft" protestonte në 9 janarin e vitit 2004 kundër kryeministrit Fatos Nano. Aryeja lidhej me ngjarjen tragjike të mbytjes së 28 të rinjve të kanalin e Otrantos gjatë përpjekjes për të ikur drejt Italisë me skaf. Nano asokohe ishte në Greqi duke darkuar në një buzuk të shtrenjtë, kurse Mazniku shfaqej si protestues idealist në Tiranë, bashkë me disa shokë të "Mjaft".
‘Mirë se erdhe Nano djali, se për ty na kish marre malli’, shkruhej në parrullat që mbante në duar Mazniku, të cilat ironizonin kryeministrin, pasi ai nuk ndodhej në Shqipëri në ditën e tragjedisë, por në Greqi duke kërcyer në buzukun grek. Sot pas 17 vitesh, situata kthehet në një bumerang dhe në një koicidencë fatale për Maznikun. Pikërisht më 9 janar, kur Shqipëria ishte përmbytur nga rreshjet e shiut por fatmirësisht pa të mbytur, Mazniku filmohet në një nga restorantet më të shtrenjta në botë, tek Nus'Ret i famshëm në Dubai.
Por, nuk mjaftonte vetëm bifteku 1000 euro që Mazniku po provonte, teksa Shqipëria po përmbytej! Pikëpyetjet më të mëdha kishin të bënin me prezencën e tij në këtë udhëtim të Dubait. Kjo sepse delegacioni shqiptar kishte ndërmarrë këtë udhëtim për të negociuar për investimin në Portin e Durrësit dhe procesin e rindërtimit me grupin Emar. Të dy këto marrëveshje nuk kishin asnjë lidhje me Bashkinë e Tiranës, ku Mazniku është Nënkryetar! Dhe pikërisht kjo, e rëndon edhe më tej koiçidencën e Maznikut, në darkën e Dubait.